Anglezët të mos habiten, Zvicra e la vaksinimin në vullnetin e lirë të Granit Xhakës

Kapiteni i “helvetëve” qenka një nga futbollistët që nuk paska pranuar që të marrë vaksinën. Këtë e bëjnë të ditur mediat angleze, të cilat i referohen të përditshmes zvicerane “Blik”. Kjo e fundit ka biseduar me përgjegjësin e komunikimit me publikun në Federatën Zvicerane, Adrian Arnold që e konfirmoi këtë gjë. “Granit Xhaka është një nga ata lojtarë që nuk është vaksinuar, – tha ai, – ne e lamë në vullnetin e lojtarëve, si për çdo qytetar tjetër në Zvicër. Ne thjesht bëmë rekomandim, është e drejta e tij të mos vaksinohet”. Disa nga mediat britanike kanë kohë që kanë nisur një fushatë të ashpër kundër shqiptarit të Zvicrës, duke e kritikuar për paraqitjet me Arsenalin, dhe tani që nuk është vaksinuar. Duket se opinioni publik në Britaninë e Madhe nuk është aq i pavaruar sa ai në Zvicër, që t’i imponojë mediave atë që e quan të drejtë.

Sfidanti.al