Pogaçar nuk është vetëm, Sllovenia ka edhe Rogliçin që po triumfon në Spanjë!

Çiklizmi i vendit të vogël ballkanas po njeh ditët e tij më të lavdishme. Atë që nuk po e bëjnë dot francezët, belgët apo italianët, po e realizojnë të tillë si Pogaçar dhe Primozh Rogliç. Ky i fundit, tashmë një veteran, po ndjek gjurmët e Pogaçarit që ka fituar dy herë radhazi Turin e Francës. Slloveni fitoi etapën e 17-të të Vueltës së Spanjës duke bërë një shkëputje të fuqishme në Liqenet e Kovadonjës e duke u bërë praktikisht fitues i edicionit të këtij viti. Ai “ia mori në kthesë” një çiklisti të fortë si kolumbianit Egan Bernal dhe veshi Fanelën e Kuqe. Fitorja e tretë në Vueltë bëri që Rogliç të ketë 2’22” epërsi në kohë ndaj Enrik Masit, 3’11” ndaj Lopezit dhe 4’29” me Bernalin.

Sfidanti.al