Janë afruar katër lojtarë, që nuk mund të quhet shumë pak, por është shpenzuar minimalisht. Juventusi ka marrë Keanin, Lokatelin, Ihatarenin dhe Kaio Zhorgen, dhe vetëm 20 milionë euro janë dhënë për momentin. Lokateli është huazim, Mekkeni do të kushtojë gjithsej 20 milionë, Kean është në huazim me vlerë 7 milionë, Ihataren vlen 5.5 milionë dhe Kaio Zhorge do të paguhet … 1.5 milionë euro. Kaq shumë “ka rënë Kartagjena”. Në 2018, u shpenzuan 247 milionë nga të cilët 100 milionë vetëm për kartonin e Kristiano Ronaldos. Po ashtu u kthye Bonuçi, dhe u morën Emre Xhan, Perin e Favili. Në 2019 u nxorrën nga arkat edhe 188.5 milionë euro të tjera për De Ligtin, Ramsejn, Rabionë, Bufonin, Danilon, Pelegrinin, Romeron dhe Demiralin. Në 2020 u arrit në 107.2 për Kiezën, Mekkenin, Arturin, Moratën dhe Mandragorën.
Sfidanti.al