Mediat gjermane kanë nisur shakatë dhe gallatën me ekipin e tyre kombëtar që u mund në miqësore edhe nga Kolumbia. E paangazhuar në eliminatoret e Europianit, duke qenë organizatore, Gjermania luajti miqësoren e dytë në pak ditë dhe pësoi disfatën e dytë, 0-2 me kolumbianët pas asaj 0-1 ndaj polakëve (që i mundi Moldavia!). “Më
Hansi Flik nuk lejon që të kritikohet Xhoshua Kimih!
Trajneri i Gjermanisë ka përparësinë se ka qenë dikur teknik tek Bajerni, dhe shfrytëzoi rastin në konferencën për shtyp, në grumbullimin e kombëtares, që të fliste për Xhoshua Kimihun. Mesfushori me numër 6, që cilësohej vazhdimisht se “Djaloshi i Artë” i Gjermanisë, është kritikuar kohët e fundit se po ndikon për keq tek shokët e
Mërgim Berisha ftohet nga Hansi Fliku tek Gjermania!
Shumë emra të shquar të kombëtares janë lënë jashtë sepse trajneri kërkon të shohë futbollistë të rinj. Ky ishte lajmi në mediat gjermane mbrëmjen e djeshme duke numëruar kampionët që nuk u grumbulluan: Tomas Myler, Leroi Sane, Niklas Zyle, Marko Rojs, Karim Adejemi, Antonio Rydiger, Ilkai Gyndogan, por edhe Nojerin (e dëmtuar), Klostermanin, Mukokon apo
Terziç kërkon që Fliku ta thërrasë Volfin tek Gjermania!
Po flasim për një mbrojtës që shpejt do të jetë 28 vjeç, dhe që nuk ka qenë vlerësuar aq shumë vitin e kaluar. Gjithsesi, në 2023, Marius Volf është njëri nga lojtarët më të spikatur të Dortmundit. “Që kur u bashkua me ekipin në stërvitje në janar, ai lulëzoi plotësisht, – thotë trajneri Terziç, –
Flik: Eliminimi i Gjermanisë nuk erdhi për fajin tim!
Për të dytin edicion radhazi të kampionatit botëror, Gjermania nuk ka mundur të kaloj fazën e grupeve. Pancerat u renditen të tretët, duke lënë pas vetëm Kosta Rikën. Humbja ndaj Japonisë rezultoi fatale për skuadrën e Flikut, ndërsa kundër kishte edhe golaverazhin. Trajneri Flik pranoi se fati u përcaktua në humbjen ndaj Japonisë, ndërsa nuk
Flik: As nuk e mendoj eliminimin e Gjermanisë!
Frika është se mund të përsëritet ajo që ndodhi 4 vjet më parë. Gjermania rrezikon të eliminohet për të dytin botëror radhazi që në grup, ndërsa kërcënimi këtë herë vjen nga japonezët, pasi në Rusi mallkimi ishte koreanojugor. Katër herë kampionët e botës luajnë sonte në orën 20:00 ndeshjen e fundit në grup, atë ndaj
Gjermania tregoi sa vlen, por nuk e ka fatin e vet në dorën e saj!
Trajneri Hansi Flik ishte një njeri i çliruar pas barazimit me Spanjën në Botëror. Skuadra e tij, Gjermania, u cilësua “për t’u hedhur në kosh” pas humbjes me Japoninë, por e shmangu disfatën me atë që mund të quhet më e forta e grupit. Fliku lavdëroi Niklas Fylkrugun duke thënë se “ai na tregoi vendosmërinë
Kritika të ashpra të Gyndoganit dhe Nojerit për shokët e ekipit
Tek Gjermania, aspekti më i fortë ka qenë gjithmonë uniteti, por duket se këto kohë kjo gjë nuk ekziston, edhe pse nuk mund të thuhet se përçarja është e plotë. Kritikat e disa yjeve veteran pas humbjes me Japoninë janë tregues se diçka “po zien”. “Manueli (Nojeri) na shpëtoi disa herë, – tha Ilkai Gyndogan,
Hansi Flik, udhëtimi i parë në Botëror që nga triumfi në 2014!
Atëherë nuk ishte trajneri i parë, pasi “këmborën” e mbante Joakim Lëvi, ndërsa futbolli gjerman njohu një nga netët e tij të mëdha. “National Elfi” fitoi Kupën e Botës në Brazil, në finalen ndaj Argjentinës në 2014 dhe pas atij turneu Hansi Flik u largua nga roli i ndihmësit të Lëvit. Ai kaloi tek Bajerni
A do të jetë sërish Mario Gëce heroi i Gjermanisë si në 2014?!
Natyrisht, ai edicion i Botërorit vështirë të përsëritet me “teutonët” që u bënë e para skuadër europiane në histori që fitoi titullin në Amerikën Latine. Fitoret 7-1 në gjysmëfinale ndaj Brazilit dhe pastaj 1-0 në finale ndaj Argjentinës së Mesit ishin kulme të vërteta, ndërsa në këtë të fundit hero u bë Mario Gëce që