Për të dytin edicion radhazi të kampionatit botëror, Gjermania nuk ka mundur të kaloj fazën e grupeve. Pancerat u renditen të tretët, duke lënë pas vetëm Kosta Rikën. Humbja ndaj Japonisë rezultoi fatale për skuadrën e Flikut, ndërsa kundër kishte edhe golaverazhin. Trajneri Flik pranoi se fati u përcaktua në humbjen ndaj Japonisë, ndërsa nuk mori përsipër përgjegjësitë për eliminimin. “Fituam 4-2 dhe mund të shënonim më shumë, por për fat të keq jemi jashtë Botërorit dhe më vjen shumë keq, – tha ai, – Vendimtare në eliminim rezultuan ato 20 minuta ndaj Japonisë në ndeshjen e parë. Tani nuk është momenti për të folur për dorëheqje, por kam një grup të mirë lojtarësh dhe eliminimi nuk erdhi për fajin tim”.
Sfidanti.al