Tek Gjermania, aspekti më i fortë ka qenë gjithmonë uniteti, por duket se këto kohë kjo gjë nuk ekziston, edhe pse nuk mund të thuhet se përçarja është e plotë. Kritikat e disa yjeve veteran pas humbjes me Japoninë janë tregues se diçka “po zien”. “Manueli (Nojeri) na shpëtoi disa herë, – tha Ilkai Gyndogan, – ne patëm shanse të mëdh për të shënuar, por nuk realizuam për 2-0. Kjo nuk duhet të ndodhë me ne. Ne nuk e organizuam mirë lojën. Na mungoi besimi për të mbajtur topin që nga mbrojtja dhe kjo bëri që të luanim me topa të gjatë”. “Jam i zemëruar dhe i tronditur nga loja e futbollistëve tanë, – tha kapiteni Nojer, – lojtarët tanë e bënë punën lëmsh me duart e tyre. Pasi pësuam golin e dytë, ne nuk e patëm vullnetin dhe vrullin e duhur për të reaguar”.
Sfidanti.al