Jokiç arrin të vendosë fatin e ndeshjes së çmendur në Oklahomë!

Denveri u duk se po fitonte dhe ishte në 15 pikë epërsi. Më pas, në periudhën e tretë, vendasit reaguan fort dhe madje kaluan 13 pikë përpara duke rrezikuar që ta bënin sfidën të vetën. Gjithsesi, Denveri pati në radhët e veta sërish Nikola Jokiçin që u tregua tepër i fortë. Qendra nga Serbia shënoi 39 pikë, duke dominuar duelin dhe iu afrua një tripëll dabëlli në fitoren 131-126 pas kohës shtesë. Ai 10 topa në tabela e 9 asistë, duke qenë i saktë në gjuajtjet nga loja si dhe në gjuajtjet e lira. Aron Gordon e ndihmoi me 31 pikë e 8 topa në tabela ndërsa Brus Braun shtoi 17 pikë, 13 topa në tabela, 10 asistë dhe 4 vjedhje topi, pra pati tripëll dabëll. Denverit i munguan Xhamal Marrej, Majkëll Porter, Hajlend, Uotson, Xhilespi dhe Grin. Denveri mban vendin e dytë në Perëndim me 11 fitore e 7 humbje.

Sfidanti.al