Gjithë bota flet për turpin e Argjentinës, por Kupa e Botës ka shumë … turpe!

Tifozët aq deshën dhe në rrjetet sociale sulmuan skuadër bardhekaltër që zhgënjeu një rruzull të tërë. Në Arabinë Saudite është festë kombëtare dhe me të drejtë, ndërsa Mesi me shokë cilësohen si dështimi më i madh i një botërori. Gjithsesi, humbja në Katar nuk është turpi i vetëm i një ekipi të madh. Gjithçka nisi në 1950 kur Anglia, shpikëse e futbollit, “denjioi” të luante në Kupën e Botës në Brazil me “tokësorët”, dhe tronditja ishte globale kur ekipi krejt modest i SHBA-së e mundi 1-0. Në kohën kur nuk kishte transmetim televiziv, lajmi u quajt gabim shtypi nëpër gazeta.

Në 1966 ndodhi turpi tjetër që ndoshta mbetet më i madhi në histori kur Italia u mund dhe u eliminua nga Koreja e Veriut në Botërorin anglez. Në 1982, Gjermania Perëndimore u mund 1-2 nga Algjeria, ndërsa Italia që më pas fitoi trofeun u ndal nga Kameruni (1-1). Në 1990, Argjentina u mund 0-1 nga Kameruni, ndërsa në 2018, Gjermania kampione e botës u eliminua pasi u mund 2-0 nga Koreja e Jugut. Të mos harrojmë eliminimin e kësaj here të Italisë madje pa mbërritur në Botëror, pasi u mund në plej of nga Maqedonia e Veriut.

Sfidanti.al