Edhe legjenda Dejvid Bekam dëshiron aksione tek Man. Junajtidi

Pronarët e sotëm, amerikanët Glejzër, janë gati të largohen ose të paktën kështu thuhet. Miliarderët nga përtej Atlantikut kërkojnë të paktën 5 miliardë paundë stërlina, dhe njëri nga ata që duan të bashkohen në sipërmarrjen e re në “Old Traford” është Dejvid Bekami. Ish-ylli i mesfushës ka shprehur interesim, ndonëse i vetëm ai nuk mundet ta blejë 100 për qind një klub si Mançester Junajtidi. Për këtë do të duhet një konsorcium, dhe mediat angleze shkruajnë se i interesuar është edhe miliarderi Xhim Radklif. Besohet se një Bekam aksioner do të ishte gjë shumë e mirë për klubin duke pasur parasysh se ai ka qenë futbollist i “djajve të kuq” për shumë vite.

Sfidanti.al