Spanja me 7 yje në një “ekzibicion” historik!

Për mediat iberike ishte me emrin që meritonte, një “recital botëror”. Edhe pse kundërshtari u shfaq i dobët, Spanja mund të jetë e lumtur që fitoi 7-0 me Kosta Rikën në ndeshjen e parë të Kupës së Botës. Pas Anglisë dhe Francës, ja një tjetër ekip që bindi, ndryshe nga Argjentina, Gjermania, Kroacia madje edhe Belgjika apo Holanda. E përditshmja “Marka” shkruan se ky rezultat është më i thelli i të gjitha kohëve i arritur në finalet e një Kupe Bote. “Furitë e Kuqe” patën 17 gjuajtje në portë (0, Kosta Rika) dhe 8 në kuadrat (0). Që nga viti 1934 ndaj Brazilit, Spanja nuk shënonte 3 gola në pjesën e parë, ndërsa trajneri Luis Enrike pati mundësi të shlodhte disi një pjesë të yjeve për t’i pasur më të freskët në ndeshjen e radhës. Dani Olmo, Marko Asensio, Ferran Torres (penallti), sërish Ferran Torres, Gavi, Soler dhe Alvaro Morata ishin autorët e golave.

Spanja (4-1-2-3): Simon, Azpilikueta, Buskets (Koke 64’), Laporte, Alba (Balde 64’), Rodri, Gavi, Pedri (Soler 57’), Torres (Morata 57’), Asensio (Niko Uilliams 69’), Olmo.

Sfidanti.al