Barcelonë është në prag të luftës me Uruguajin për Arauhon!

Shpresa në “Kamp Nou” është që skuadra “çarrua” të mbajë premtimin dhe të mos nxitohet me kthimin në fushë të qendërmbrojtësit. Tek Barcelona janë shumë të shqetësuar për Ronald Arauhon i cili humbi shumë ndeshje këtë sezon për shkak dëmtimi (që në 24 shtator), por që gjithsesi shkoi në Kupën e Botës me Uruguajin. Katalanasit janë shumë të shqetësuar për fatin e 17 lojtarëve që kanë në Katar, ndërsa nëse Uruguaj do të nxitohet me Arauhon, në Spanjë thonë se Barça do ta denoncojë situatën në FIFA.

Sfidanti.al