Po tregojnë më shumë karakter sesa tek Federata Angleze pasi nuk e braktisën kauzën që e cilësuan të rëndësishme, madje duan ta ndjekin edhe në rrugë ligjore. Kombëtarja e Gjermanisë bëri një veprim krejt origjinal e të pamenduar ndërsa protestoi për të drejtat e homoseksualëve, duke vendosur dorën në gojë. Kuptimi ishte i qartë, “duan të na mbyllin gojën”, dhe kritika e ashpër ishte sidomos me FIFA-n. Sipas mediave, Federata Gjermane e Futbollit do të shkojë në gjyq me FIFA-n për ta ndëshkuar organizatën botërore të topkëmbës për ndalimin e shiritit në mbrojtje të homoseksualëve, madje Danimarka mësohet se do të shkojë edhe më larg, po mendon të dalë fare nga FIFA.
Sfidanti.al