Askush si Antoni Dejvisi në NBA që (të paktën) nga viti 1973!

Ai ishte sezoni kur në basketbollin amerikan u futën statistikat e plota, pra bashkë me vjedhet e topave dhe bllokimet e gjuajtjeve. Deri në atë kohë llogariteshin pikët, topat në tabela dhe asistet. Entoni Dejvisi realizoi një paraqitje rekord ndërsa NBA po mbush 50 vjet që nga ajo kohë. Qendra e Los Anxhelos Lejkërsave u bë i pari lojtar me mbi 35 pikë (37 saktësisht), mbi 20 topa në tabela (21 saktësisht), 5 vjedhje topi e 5 bllokime gjuajtjesh. Në 4 ndeshjet e fundit, Dejvisi ka realizuar mesatarisht 35.5 pikë për çdo takim. Gjithsesi, Lejkërsat u mundën në Feniks, 105-115, ndërsa Dejvisi do të presë të shtunën për të shkëlqyer ndaj San Antonios. Ndoshta në ekip kthehet edhe Lebron Xhejmsi.

Sfidanti.al