A do të jetë sërish Mario Gëce heroi i Gjermanisë si në 2014?!

Natyrisht, ai edicion i Botërorit vështirë të përsëritet me “teutonët” që u bënë e para skuadër europiane në histori që fitoi titullin në Amerikën Latine. Fitoret 7-1 në gjysmëfinale ndaj Brazilit dhe pastaj 1-0 në finale ndaj Argjentinës së Mesit ishin kulme të vërteta, ndërsa në këtë të fundit hero u bë Mario Gëce që shënoi golin e fitores në kohën shtesë. Pas shumë viteve larg kombëtares, dhe me karrierën në rrezik për t’u mbyllur, sulmuesi 30-vjeçar është kthyer në formë dhe trajneri gjerman, Hansi Flik, e thirri në kombëtare. “Unë mund të them vetëm që Mario është i lumtur tek ne, – thotë Fliku, – ne po presim me padurim që ai të bashkohet me ekipin. E dimë se është futbollist i shkëlqyer që mund të luajë 90 minuta në një ndeshje, madje tri herë në javë”.

Sfidanti.al