PSG do të kishte dashur (ndoshta) që Mbape të ishte larguar nga Franca

Po flasim për ekipin kombëtar, jo për shtetin, dhe ka arsye të besosh se kjo gjë mund të kishte ndodhur. Sipas mediave, Kilian Mbape paska menduar për ta braktisur kombëtaren e Francës pas ofendimeve raciste që mori pas eliminimit të hershëm nga Euro 2020 (në 2021). Pasi u shpall kampion i botës në Rusi në 2018, ai e kishte të ardhmen e lavdishme, diçka që po përpiqet ta arrijë me Paris SG. Gjithsesi, PSG me gjasë do të kishte dashur që ylli 23-vjeçar të ishte tërhequr nga “gjelat” për t’u përkushtuar vetëm me ekipin e klubit. Apo ndoshta, mendon se është më mirë që Mbapeja e ka fanelën e Francës, sepse kjo e bën më të famshëm dhe kjo ndihmon edhe klubin?

Sfidanti.al