Lebroni humbet ndeshjen ndaj Sakramentos, ka kritika për të në NBA

Vazhdon të jetë një shënues shumë i mirë, me mesatare rreth 25 pikë për ndeshje, por mosha po bën të vetën dhe ai nuk është më udhëheqësi i ekipit siç bënte dikur. Lebron Xhejms së pari nuk do të luajë ndeshjen e radhës të Lejkërsave, atë ndaj Sakramentos, për shkak të dëmtimit të pësuar në derbin ndaj Klipersave, por kjo nuk është më e keqja. Analistët Skip Bejlis dhe Shanon Sharp thonë se “Mbreti i Basketbollit” është në rënie përsa i përket formës, gjë që ndihet në nisjen katastrofike të sezonit nga Lejkërsat. “Ai po e humbet garën me moshën, duke prekur fundin”, thotë Bejlis, ndërsa Sharp komenton se “20 vite në nivelin më të lartë kanë pasojat e tyre, gjë që Lebroni po e ndjen tani”.

Sfidanti.al