Nga Broja te Asllani, kombëtarja shqiptare ka plot 10 milionerë!

Po u rritet emri, po luajnë në ligat më të mira të Europës, dhe ndonëse nuk po arrijnë dot maksimumin e potencialit me fanelën kuqezi, janë shumë më mirë sesa në të kaluarën. Kombëtarja shqiptare ka disa milionerë në radhët e veta, nëse nisemi nga niveli i rrogës vjetore që marrin në klubet e tyre. Janë plot 10 futbollistë që marrin mbi 1 milionë euro në sezon, dhe disa prej tyre e kanë rritur ndjeshëm fitimin. Të tillë si Broja, Vrioni apo Asllani që e ka dhjetëfishuar.

Armando Broja me 4.05 milionë paundë stërlina tek Çelsi në Angli, që do të thotë 4.63 milionë euro. E ndjek Elseid Hysaj me 3.74 milionë euro tek Lacio në Serinë A, ndërsa i treti është Marash Kumbulla i Romës gjithashtu në Itali me 3.2 milionë euro në vit. Vazhdojnë Strakosha tek Brentfordi në Angli me 1.92 milionë paundë në vit, Etrit Berisha (Torino) me 1.96 milionë euro, Ardian Ismajli (Empoli) me 1.84 milionë euro, Xhakomo Vrioni (Nju Inglënd, SHBA) me 1.84 milionë USD, Berat Gjimshiti (Atalanta) me 1.66 milionë euro në sezon, Nedim Bajrami (Empoli) 1.49 milionë dhe Kristjan Asllani (Inter) me 1.42 milionë euro në sezon

Sfidanti.al