Po u rritet emri, po luajnë në ligat më të mira të Europës, dhe ndonëse nuk po arrijnë dot maksimumin e potencialit me fanelën kuqezi, janë shumë më mirë sesa në të kaluarën. Kombëtarja shqiptare ka disa milionerë në radhët e veta, nëse nisemi nga niveli i rrogës vjetore që marrin në klubet e tyre.