Manchester United blindon “Messin e ardhshëm”

Manchester United ka ndërmarrë hapa për të mbajtur në skuadër talentin e ri JJ Gabriel, i njohur edhe me nofkën “Kid Messi”, i cili është aktualisht në Barcelonë. Sipas gazetës angleze ‘The Guardian’, klubi nga Manchesteri i ka paraqitur futbollistit një kontratë të re për ekipet e moshave, në përpjekje për të siguruar vazhdimësinë e tij.

E ardhmja e Gabrielit ka tërhequr interesin e disa klubeve të mëdha europiane, mes tyre edhe Real Madridit, që sipas raportimeve është në krye të skuadrave të interesuara për ta afruar talentin.