Tifozi kaloi më kot Atlantikun, idhulli i tij Ronaldo nuk luajti!

Në “zanatin” e tij si argëtues (për ata që kënaqen me atë që ai bën) është mjaft i suksesshëm. Në SHBA jeton dhe punon njëri nga njerëzit më të spikatur të Jutubit (Youtube), që mban emrin publik “Aj Shou Spid” (IShowSpeed) dhe ka rreth 13 milionë ndjekës. Ky djalosh amerikan qenka edhe tifoz i zjarrtë i Kristiano Ronaldos, por gjithçka i doli për keq ndërsa bëri një rrugë të gjatë për ta parë. Spidi kaloi Atlantikun (kuptohet, me avion) dhe shkoi në “Old Traford” për ndeshjen e Kupës së Ligës (Karabao) mes Mançester Junajtidit dhe Aston Vilës. Ai pozoi me fanelën me numri 7 të Ronaldos, por portugezi nuk ishte fare në ekip sepse ishte i sëmurë. Shpresojmë të ketë më shumë fat herën tjetër.

Sfidanti.al