Hansi Flik, udhëtimi i parë në Botëror që nga triumfi në 2014!

Atëherë nuk ishte trajneri i parë, pasi “këmborën” e mbante Joakim Lëvi, ndërsa futbolli gjerman njohu një nga netët e tij të mëdha. “National Elfi” fitoi Kupën e Botës në Brazil, në finalen ndaj Argjentinës në 2014 dhe pas atij turneu Hansi Flik u largua nga roli i ndihmësit të Lëvit. Ai kaloi tek Bajerni ku më pas u bë trajneri i fundit që fitoi 6 trofe në një sezon, në 2020. Tashmë i kthyer tek Gjermania, ai është trajneri i parë e kombëtares dhe do ta drejtojë në finalet e Kupës së Botës në Katar. Në një intervistë për “Markën”, Flik thotë se sfida është e madhe, se po mendon 24 orë në ditë për Botërorin, se sfida në grup është e fortë sidomos me Spanjën, dhe se një ekip futbolli nuk mund të funksionojë pa rregulla dhe pa disiplinë. Ai thotë se të dyja sfidat kanë qenë të vështira, edhe me Bajernin, edhe me kombëtaren, por tani bëhet më e vështirë sepse Botërori luhet në dimër pa pasur kohë për t’u përgatitur.

Sfidanti.al