Është momenti i Karnezekit, nga debutimi në Serinë A në Italinë U21!

Për një portier është gjë e madhe të jetë titullar në moshën rreth 20 vjeç. Mund t’i ketë qëlluar legjendave si Bufon apo Kasijas, ndërsa po e provon një djalosh i ri italian me emrin Marko Karnezeki. Pasi humbi dy ndeshje për Shpresat e Italisë ndaj Suedisë dhe Irlandës, ai është kthyer dhe është udhëheqësi i ekipit në miqësoren e së shtunës ndaj moshatarëve të Gjermanisë. Një sfidë e rëndësishme që vjen menjëherë pasi Karnezeki bëri debutimin në Serinë A, si titullar në portën e Kremonezes. “Na duhet të krijojmë një lidhe të fortë me njëri-tjetrin në Italinë U21, – thotë ai, – sidomos jashtë fushe. Po ia dalim. Ne që jemi më veteranë kemi mësuar në edicionin e kaluar ndaj brezi i mëparshëm si Kutrone apo Lokateli sesi të sillemi me më të rinjtë”. Karnezeki shpreson që shpejt të jetë portier edhe i Të Kaltërve të Mançinit.

Sfidanti.al