Një sfidë e mallkuar, pak a shumë si ajo ndaj Koresë së Veriut në 1966 apo ajo që i ndodhi Anglisë në Botërorin 1950 me SHBA-në. Janë humbje të tilla që lenë shenjë dhe që mbeten në historinë e futbollit. Kështu me Italinë e Roberto Mançinit, kampione e Europës në fuqi, që nuk mundi të shkonte në finalet e Kupës së Botës në Katar pas humbjes ndaj Maqedonisë së Veriut në gjysmëfinale të plej ofit. Ekipi modest nga Ballkani rrëzoi gjigandët madje brenda në Itali, dhe trajneri i Të Kaltërve e kujton këtë mallkim në prag të miqësores ndaj Shqipërisë në “Arenën Air Albania”. “Ndeshje të tilla ndodhin një herë në 100 vjet, – thotë ai, – do të jetë shumë e vështirë të kalosh muajin e Botërorit dhe për fat të keq ende nuk ka nisur. Që në mars kam nisur të ndihem shumë keq. E meritonim të shkonim në Botëror, por tashmë nuk mund të ndryshojmë gjë, thjesht të përmiqemi që kjo të mos ndodhë më”.
Sfidanti.al