Hazar flet për Realin dhe Botërorin: Ky është treni im i fundit!

Ylli i Belgjikës dha një intervistë për të përditshmen spanjolle “Marka” duke treguar gjithë aspektin e tij pozitiv njerëzor, megjithë problemet e mëdha me dëmtimet. Nuk dihet nëse ndonjë lojtar në futboll është dëmtuar më shumë herë sesa Eden Hazar, duke kaluar edhe Garet Bejlin (gjithnjë (ish) të Realit), e megjithatë ai mbetet i fortë. “Botërori është treni im i fundit, – pohon lojtari që dikur u krahasua me Mesin dhe Ronaldon, – e di se shumë njerëz dyshojnë tek unë dhe kanë të drejtë, por unë nuk dorëzohem. Shpresoj të jemi mirë, edhe pse kam qenë i dëmtuar dhe Lukaku po ashtu”. Lidhur me Realin, Hazari thotë me qetësi se “nëse klubi më kërkon verën që vjen që të largohem pas katër viteve në ekip, do ta pranoj”.

Sfidanti.al