Terziç kërkon që Fliku ta thërrasë Volfin tek Gjermania!

Po flasim për një mbrojtës që shpejt do të jetë 28 vjeç, dhe që nuk ka qenë vlerësuar aq shumë vitin e kaluar. Gjithsesi, në 2023, Marius Volf është njëri nga lojtarët më të spikatur të Dortmundit. “Që kur u bashkua me ekipin në stërvitje në janar, ai lulëzoi plotësisht, – thotë trajneri Terziç, – ai tashmë mund të quhet një lojtar i nivelit të kombëtares”. Tekniku i Dortmundit bën një ftesë për trajnerin e Gjermanisë, Hansi Flik, që ta konsiderojë mbrojtësin e tij, i cili vjeshtën e kaluar pati operacion në zemër dhe rrezikoi jo vetëm kombëtaren, por edhe karrierën.

Sfidanti.al