Interi, kryevepra e Marotës dhe Inzagit, fitime sportive dhe financiare

Ka klube si Mançester Siti, Paris SG apo Çelsi që e hedhin paranë “në rrugë” dhe synojnë fitoret në fushë. Ka edhe shembuj të tjerë, siç është Interi i cili prej dy vjetësh po përjeton një krizë financiare. Në kohën e Kontes doli kampion edhe pse u vonuan rrogat për lojtarët, ndërsa gjatë verës u krijuar një kryevepër, ndonëse duhet parë nëse do të jetë e tillë deri në fund. Kampionia e Italisë, e drejtuar nga trajneri i ri Inzagi e ka nisur më së miri Serinë A, me dy fitore në dy ndeshje, ndërsa ka arritur të ketë sukses të madhe edhe në bilancin financiar. Transferimet kanë qenë të tilla, bashkë me kursimet nga rrogat, që zikaltërit janë sot në plus plot 124.5 milionë euro. Askush në Itali nuk është në këtë gjendje, madje as edhe klube të tillë të kujdesshëm si ata gjermanë, si Bajerni apo Dortmundi.

Sfidanti.al