Klanet tek Franca, Benzema-Mbape “nxjerrin fishek” Grizmanin!

Nuk mjaftoi Olivie Zhiru, por pritet të ketë viktima të tjera. Kombëtarja e “gjelave” që triumfoi në Rusi në 2018 duke u bërë kampione e botës, po ndryshon shumë dhe duket si një hakmarrje e vonshme e Karim Benzemasë, si dhe një konfirmim i “gjelit” të ri, Kilian Mbape. Ky i fundit përjashtoi praktikisht nga ekipi sulmuesin e Milanit, duke detyruar trajnerin Deshamp që të bëjë një zgjedhje, ndërsa tani duket se dyshja Benzema-Mbape po nxjerr jashtë loje Antuan Grizmanin. Një nga lojtarët më elegantë dhe shumëplanësh të Francës, që luan në mesfushë, në krahë dhe në qendër të sulmit, sipas mediave, po kalon periudhë të vështir, diçka që bashkohet me vështirësinë që ka pasur te klubet, ndërsa u kthye nga Barcelona tek Atletiko e Madridit.

Sfidanti.al