Tajson Fjuri dëshiron luftën me Entoni Xhoshuan në … dhjetor 2021!

Boksi profesionist i peshave të rënda, sidomos ai anglez e britanik në përgjithësi, mezi po presin të realizohet “Ndeshja e Shekullit” e radhës. Pas dueleve Ali-Foreman apo Tajson-Holifild e Tajson-Ljuis, shpresohet në sfidën mes dy anglezëve, Tajson Fjuri dhe Entoni Xhoshua. Fjuri ka një betejë më parë me amerikanin Diontej Uajlder, por kampioni i botës nuk e sheh si problem që pas ndeshjes së 9 tetorit, të luftojë sërish në dhjetor të këtij viti. “Uajlderi nuk është aspak një rrezik për mua, – thotë Fjuri, – do të fitoj lehtë dhe nuk do të kem problem të përgatitem për Xhoshuan”. Gjithsesi, vështirë që kjo dëshirë t’i realizohet.

Sfidanti.al