Një vit më parë “nationalmanshafti” pati kritika të mëdha mediatike pasi mori aeroplanin për të udhëtuar nga Shtutgarti në Bazel të Zvicrës për një ndeshje ndërkombëtare. Trajneri Joakim Lëv nuk u kursye aspak sepse mediat dhe publiku gjykuan që një distancë prej rreth 260 km mund të bëhej fare mirë me autobus, për rreth 2 orë e gjysmë. Shpenzimet e tepërta dhe luksi nuk bëjnë pjesë në kulturën gjermane. Ka kaluar saktësisht një vit dhe trajneri i ri i Gjermanisë, Hansi Flik, ka vendosur që skuadra të shkojë në Zvicër me autobus për ndeshjen eleminatore të Kupës së Botës.
Sfidanti.al