Çelsi e Siti derdhin paranë “lumë”, por Liverpuli zgjedh kapitenin Henderson

Nga emrat e rinj, në “Anfild” janë fare të paktë, dhe madje flitet vetëm për mbrojtësin Konate të ardhur nga Lajpcigu. Liverpuli ka tjetër strategji në krahasim me Mançester Sitin, Çelsin e Mançester Junajtidin, dhe këtë e tregoi këmbëngulja e trajnerit Jurgen Klop për Xhordan Hendersonin. Kapiteni firmosi një kontratë të re 4-vjeçare në klub, që do ta mbajë aty deri në 2025, pra derisa të “plaket”. Mesfushori është 31 vjeç dhe pronarët ishin skeptikë për ta mbajtur, por vendosi fjala e Klopit për të cilin Henderson është tepër i rëndësishëm, një pasardhës i vërtetë i Stiven Xherrardit, dhe që ka luajtur gati 400 ndeshje që nga viti 2011. Liverpuli ka rinovuar me lojtarë të tjerë të rëndësishëm si Alison, Aleksandër-Arnold, Fabinjo, Van Dajk dhe Robertson, ndërsa priten rinovimet e Salahut, Firminos e Manesë.

Sfidanti.al