Kur u largua ishte vetëm 23 vjeç, në kulmin e formës fizike, dhe ende jo golshënuesi i jashtëzakonshëm që njohim sot. Kristiano Ronaldo e pati si baba Sër Aleks Fergusonin, trajnerin e madh skocez që e mori tek Mançester Junajtidi, dhe kthimi i tij në “Old Traford” u bë edhe prej tij. Kristiano ia diti për nder ish-mentorit të tij duke i dërguar një mesazh emocional ku shkruante se “kjo është për ty, Sër Aleks”. Është e ditur se Fergusoni i telefonoi portugezit për ta kandisur që të mos shkonte tek Siti, ndërsa lajmet nga Anglia janë që Junajtidi nuk e kishte aspak në plan CR7-ën, por u detyrua ta merrte sepse nuk donte që ta lejonte të shkonte tek Mançester Siti. Juventusit iu paguan 23 milionë euro (15 tani, 8 milionë me klauzola të ndryshme), ndërsa ylli 36-vjeçar do të marrë rrogën më të lartë në Premier Ligë, pak a shumë në nivelin e Romelu Lukakut.
Sfidanti.al