Liverpuli humb “drejtorin magjik” që solli yjet në “Anfild”

Natyrisht, klubi do të vazhdojë të jetë i madh, sidomos nëse do të ketë financimin e duhur dhe profesionistët do të vijnë përsëri në Liverpul. Gjithsesi, kur humbet një njeri kaq të përgatitur dhe të suksesshëm siç është drejtori sportiv, Majkëll Eduard, ke një keqardhje të madhe. Eduards (në foto, majtas) informoi klubin se do të largohet verën e ardhshme nga “Anfildi”,ndërsa ai ka qenë njeriu që ka bërë të mundur bisedimet për të sjellë në ekip Mohamed Salahun, Sadio Manenë, portierin Alison apo Virgil Van Dajkun, si dhe për transferimin e jashtëzakonshëm të Filip Kutinjos tek Barcelona për mbi 160 milionë euro. Gjithsesi, të kuqtë ende kanë shpresa që Eduards do të ndryshojë mendje dhe do të firmosë një kontratë të re.

Sfidanti.al