Kjo ndodhi në ndeshjen e dytë me ekipin që shkatërroi 6-0 Armeninë në eleminatoret e Botërorit. Hansi Flik ishte njeri tepër i kënaqur pas fitores së dytë në grup, por këtë herë shumë më bindëse sesa ajo 2-0 ndaj Lihtenshtajnit. Tabloidi “Bild” shkruajti se Fliku meritoi notën 1, që është nota maksimale në Gjermani, dhe po ashtu morën notën 1 edhe pesë lojtarë të kombëtares.
Serg Gnabri i Bajernit shënoi dy gola, Marko Rojs dhe Timo Verner po ashtu realizuan para pushimit, ndërsa Jonas Hofman e Karim Adejem ishin autorët e rrjetave në pjesën e dytë. Gjermania doli në vendin e parë në grup me 12 pikë, dy më shumë se Armenia, por kuptohet objektivat e pesë herë kampionëve të botës janë të tjera, jo thjesht të lenë prapa Armeninë. Shpresat janë që Fliku të ndihmojë ekipin të luajë mirë e të fitojë, duke shfrytëzuar profesionalizmin, energjinë dhe mjeshtërinë e tij në komunikimin me lojtarët. Gjermania e tij ende nuk ka pësuar asnjë gol.
Sfidanti.al