Premier Liga dhe Man. Siti dominojnë në vlerën e skuadrave

Askush si “qytetarët” e Pep Guardiolës këtë fillim sezoni, dhe asnjë ligë e madhe në Europë nuk matet me atë angleze. Mançester Siti është skuadra me vlerën më të madhe në futboll sot për sot, plot 1.08 miliardë euro. Mançester Junajtidi është në vendin e dytë, por e ka zvogëluar diferencën në rreth 60 milionë euro pas blerjeve këtë verë. Këto janë shifrat që jep Observatori i futbollit, CIES.  Vetëm formacioni që Guardiola hodhi në fushë në ndeshjen e parë të sezonit në fushën e Totenhemit arrinte në mbi 606 milionë euro (520 milionë paundë stërlina). Diferenca në Premier Ligë po rritet, aq sa Siti ka një skuadër që kushton 12 herë më shumë sesa ekipi që sapo është kthyer në elitë, Noruiç Siti.

Diferenca po rritet edhe mes Premier Ligës dhe kampionateve të tjerë elitarë në Europë, aq sa 6 skuadra nga 10 të parat janë angleze. Bajerni i Mynihut është në vendin e 13-të në këtë listë me vlerë skuadre 361 milionë euro, tre herë më pak se Siti, e duke qenë prapa Evertonit, përveçse Arsenalit e Totenhemit.

Man. Siti 1.08 miliardë euro

Man. Junajtid 1.23 miliardë

Paris SG 956 milionë euro

Real Madrid 787 milionë euro

Çelsi 780 milionë euro

Liverpuli 671 milionë euro

Juventus 656 milionë euro

Barcelona 643 milionë euro

Arsenali 632 milionë euro

Totenhemi 550 milionë euro

Sfidanti.al