Milani shpreson që Ibrahimoviç të luajë që ndaj Lacios

Planet ishin që ylli suedez të zbriste në fushë në Champions kundër Liverpulit, por gjithçka mund të ndryshojë. Milani mund të ketë nevojë për Zllatan Ibrahimoviçin që këtë të diel ndaj Lacios në Serinë A. Kjo sepse Olivie Zhiru nuk mund të luajë për shkak se është i izoluar si i infektuar me Kovid 19, ndaj edhe Stefano Pioli do të duhet të shpresojë tek 39-vjeçari. Problemi i sulmuesve me numrin 9 nuk ka të zgjidhur te kuqezinjtë, jo sepse Zhiru nuk di të shënojë, por sepse u sëmur, dhe sepse Ibra kthehet pas një mungese të gjatë. Po ashtu, Pelegri ende nuk është në formën e duhur. Pioli do të duhet të mbështetet tek lojtarë që nuk janë të rolit si Leao apo Rebiç, që nuk ka bindur plotësisht kur ka ardhur puna te goli.

Sfidanti.al