Asnjë tjetër në këtë sport, në kategorinë e meshkujve, nuk e kishte bërë këtë gjë që në nisje të Epokës së turneve të hapur (Open). Karlos Alkaraz, më shumë sesa Novak Gjokoviç e Aleksandër Zverez, është kryefjala e Grand Slemit në US Open, ndërsa ai u bë i pari 18-vjeçar që arriti në çerekfinale në këtë epokë. Spanjolli mundi Peter Gojovçikun 3-2 me sete, ndërsa në çerekfinale arriti edhe holandezi Botic Van de Zandshulp, që erdhi në Nju Jork nëpërmjet eleminatoreve. Alkarazi ia doli me setet 5-7, 6-1, 5-7, 6-2, 6-0, duke treguar dominim në setet që fitoi, dhe duke luftuar edhe në dy setet që humbi. Meqënëse është spanjoll, Alkarazi po cilësohet “Nadali i ri”, ndërsa po lufton në US Open në një sezon kur Nadali mungon për shkak dëmtimi, ashtu si Rozher Federer. Më herët, Alkarazi mundi në pesë sete grekun Stefano Cicipas, një nga tenistët më të mirë të botës. Nuk dihet nëse spanjolli do të mundë të sfidojë Gjokoviçin në garën për titull.
Sfidanti.al