Ylli gjerman në moshën 29-vjeçare ka vendosur të jetë edhe për një sezon tjetër në Superligën e Holandës. Mario Gëce, ish-ylli i Dortmundit dhe i Bajernit, që doli kampion i botës në 2014 me Gjermaninë, rinovoi kontratën edhe një vit me PSV Ajndhovenin, kur përjetoi një ringjallje të karrierës. Pasi shënoi 5 gola në 18 ndeshje në kampionatin e kaluar, Gëce shpreson që të jetë edhe më i suksesshëm këtë vit. “Ajndhoveni është një skuadër e shquar, – u shpreh gjermani, – dhe trajneri ynë e stafi teknik janë shumë të mirë. Qendrimi këtu është në të mirë të karrierës sime të futbollit”. Drejtori teknik i PSV-së, Xhon de Jong, deklaroi se “nuk është sekret që Mario është një lojtar shumë i rëndësishëm për ekipin tonë dhe për të realizuar ambiciet tona”.
Sfidanti.al