Lotar Mateus ka frikë se do të ndodhë sërish ajo që ngjau në Mynih. Trajneri i ka që të gjitha kredencialet në rregull, ai është një fitues dhe Hansi Flik e provoi këtë tek Bajerni. Gjithsesi, nëse do të bëhet trajner i Gjermanisë, siç janë lajmet në media, atëherë çështja kryesore do të jetë që ai të punojë i qetë. Ish-kapiteni i kombëtares, Mateusi, thotë se atmosfera në Federatë (DFB) nuk është aspak e qetë nga përplasja mes presidentit Fric Keler dhe zv. presidentit Rainer Koh. i pari ka arritur deri aty sa e ka krahasuar Kohun me ish-gjykatësin e nazistëve, Roland Frajslerin, ndonëse më pak kërkoi falje. Shoqatat rajonale të DFB-së kanë kërkuar dorëheqje të Kelerit, por ky ka refuzuar. Nuk dihet sesa i qetë do të jetë Fliku të punojë në një ambient të tillë, që është edhe më i keq se tek Bajerni, ku trajneri pati përplasje me drejtorin sportiv, Salihamixhiç.
Sfidanti.al