Van Dajk nuk shkon me Holandën në Kampionatin Europian!

Mbrojtësi i qendrës mori një vendim dhe u shpreh se ishte ai i duhuri. Virgil Van Dajk nuk do të jetë pjesë e Holandës në Euro 2020 (2021), ndonëse prej disa javësh ka nisur riaftësimin duke vrapuar e duke bërë ushtrime për gjurin e dëmtuar që në fillim të këtij sezoni. Futbollisti i Liverpuli pësoi lëndimin e rëndë në derbin ndaj Evertonit në fazën e parë që në tetor 2020, ndërsa trajneri Jurgen Klop kishte paralajmëruar se nëse ai do të shkonte në Europian, do të kishte pasoja të rënda për karrierën. “Ndjej se ky është vendimi i duhur, – tha kapiteni i Holandës, duke folur për faqen zyrtare të klubit, – unë kam vendosur të mos shkoj në Europian dhe të vazhdojë këtu fazën time të fundit të riaftësimit. Vëmendja do të jetë tek arritja e formës për të luajtur në fazën përgatitore të verës me Liverpulin, ky është objektivi më realist”.

Sfidanti.al