Ronaldo bën pazar te Ferrari; bleu modelin SP2 Monza

Garazhi i Cristiano Ronaldos pasurohet akoma më shumë me makina luksoze. Ylli portugez i Juventusit që  bëri një vizitë në Maranello paraditen e së hënës, përfitoi nga rasto për të bërë ‘shopping’ duke blerë një model të makinës Ferrari, atë SP Monza me një vlerë prej 1.6 milionë Eurosh.

Bëhet fjalë për një model  që ka vetëm 499 ekzemplarë, njëri prej të cilëve është edhe në garazhin e Zlatan Ibrahimovic. Modeli SP2 Monza  ka  një potencë prej 810 kuaj/fuqi dhe është blerë edhe nga Max Verstappen dhe nga shefi i famshëm i kuzhinës, Gordon Ramsey

Sfidanti.al