Inter luan sonte ndaj Romës për rekordin e Antonio Kontes

Trajneri zikaltër do të kalonte disa nga emrat më të shquar të stolit interist nëse do t’ia dilte të fitonte të paktën një herë ndaj secilit kundërshtar në Serinë A. Do të luhet me Romën në “San Siro”, ndërsa në “Olimpiko” në fazën e parë përfundoi 2-2, e gjithçka do të mbyllet në 23 maj në Milano kur të jetë ndeshja e fundit e kampionatit ndaj Udinezes. Edhe në Udine përfundoi 0-0 duke i dhënë Milanit titullin e “kampionit të dimrit”. Asnjë nga trajnerët e mëparshëm të Interit nuk i ka mundur të gjithë rivalët e një sezoni të paktën një herë. Xhovani Trapatoni i rekordeve në 1989 u ndal në dy barazime me Juventusin, Roberto Mançini në 2007 që arriti 97 pikë, u ndal në dy barazime nga Udineze, ndërsa Murinjo në dy sezoni nuk ia doli dot fillimisht ndaj Kaljarit e pastaj kundër Romës. Nëse fitoret sonte, Konte do të arrinte në 15 suksese radhazi në “San Siro”, ndaj 13 që ka arritur Leonardo.

Sfidanti.al