Marco Verratti sheh t’i rrezikohet seriozisht pjesëmarrja në Kampionatin Evropian të Futbollit. Dëmtimi i pësuar në stërvitje 3 ditë më parë, rezultoi më i rëndë nga sa u parashikua. Të dhënat e para flisnin për një shembje në ligamentin anësor, por ekzaminimet treguan se në të vërtetë ka dëmtim të legamentit kolateral në gjurin e djathtë.
Paris Saint Germain vlerëson se Verratti do të qëndrojë jashtë fushave të lojës për 4-6 javë, në varësi të evoluimit të riaftësimit të mesfushorit.
Ndeshja e parë e Kombëtares Italianë në Euro 2020 është ajo e 11 qershorit kundër Turqisë, ndeshje kjo që përuron turneun më të rëndësishëm të futbollit evropian që nis plot 1 muaj më pas. Kështu Verratit do t’i duhet të reduktojë në maksimum kohën e riaftësimit për të shpresuar që të kthehet në fushën e lojës për ndeshjen me Zvicrën në 16 qershor ose Uellsin në 20 qershor
Është ky një problem i madh për Mancinin që me trinominVerratti-Jorginho-Barella kishte gjetur ekuilibrin në mesin e fushës. Nëse Verratti nuk do të jetë në gjendje që të riaftësohet për Evropianin, pritet të zëvendësohet nga Locatelli.
Sfidanti.al