Juventus, Buffon e zyrtarizon: Në fund të sezonit largohem përfundimisht

Gianluigi Buffon  bëri të ditur se në fund të sezonit do të largohet këtë radhë përgjithnjë nga Juventusi. ‘E ardhmja ime është e qartë dhe e përcaktuar-tha Buffon në një intervistë për beIN Sports-këtë vit do të mbyllet përfundimisht kjo eksperiencë shumë e bukur dhe e fgjatë me Juventusin. Ose do të tërhiqem nga futbolli i luajtur ose do të marr në konsideratë një situatë që do të më japë stimuj nëse do ta gjej’

Edhe pse në moshën 43 vjecare, Buffon duket se nuk është ende i bindur për të lënë futbollin e luajtur, por lamtumira e tij nga ngjyrat bardhezi pas 19 sezonesh me Paris Saint Germainin në mes, është e sigurt, 19 sezone që i përjetoi si protagonist absolut.

‘Mendoj se dhashë gjithcka për Juventusin-shtoi Buffon-mora gjithcka dhe më shumë se kaq nuk mund të bëja. Arritëm në fundin e një cikli dhe është e drejtë që të largohem’

Buffon është futbollisti me më shumë ndeshje në historinë e Serie A, 656 të tilla dhe është futbollisti i dytë me më shumë ndeshje me fanelën e Juventusit në të gjitha kompeticionet, 683 pas Alessandro Del Pieros. Në sezonin e fundit kur ishte zëvendës i Szczesny,Buffon luajti në 12 ndeshje në Serie A, Champions League dhe Kupën e Italisë

Sfidanti.al