“Gur, gur bëhet mur” thotë shprehja. Edhe trajneri i sotëm i “teutonëve” beson se lojtarët e kombëtares mund të rriten edhe kur kanë probleme. Një nga ata është Leroi Sane, një talent i vërtetë por shpesh jo aq i përkushtuar, aq sa ka pasur probleme tek Mançester Siti, Bajerni dhe vetë Gjermania. Gjithsesi, Hansi Flik është i vendosur që ta fitojë këtë lojtar, aq më tepër që gjermanët kanë qenë në krizë këto kohë dhe kanë nevojë për talentet. “Sane luajti shumë mirë ndaj Lihtenshtajnit, – tha Fliku për fitoren 2-0, – pati një moment në pjesën e dytë që ai e humbi topin dhe pastaj shkoi dhe e fitoi përsëri. Ai është gati”. Gjermania do të luajë me Armeninë dhe shpresohet që të jetë edhe më mirë sesa në ndeshjen e kaluar të Botërorit ku nuk bindi plotësisht.
Sfidanti.al