Cristiano Ronaldo-s i duhen vetëm 36 sekonda për të paguar gjobën

Federata Portugeze e Futbollit bëri dje të ditur zyrtarisht masat e marra ndaj Cristiano Ronaldo-s, i konsideruar fajtor për faktin se la kombëtaren pa leje gjatë grumbullimit të fundit për ndeshjet e Nations League. Përveç një muaji pezullim, që gjithsesi përfundon para se trajneri Jorge Jesus të shpallë listën për grumbullimin e radhës dhe ai mund të luajë, yllit portugez iu komunikua edhe një gjobë prej 255 eurosh. Dhe menjëherë në Portugali shpërthyen polemikat dhe komentet ironike në lidhje me këtë gjobë. Sipas një llogaritjeje të “A Bola”, që merr në konsideratë përfitimet e jashtëzakonshme të CR7 falë pagës së majme tek Al Nassr, lojtarit i nevojiten vetëm 36 sekonda në fushë për ta paguar. Shuma e gjobës është 0,00012% e pagës së tij vjetore. Pra, më shumë se një gjobë, duket një përkëdhelje e Federatës portugeze për Cristiano Ronaldo-n.