Bajerni e Dortmundi lënë jashtë Championsit yjet Musiala, Mukoko, Reina!

Përse ka ndodhur kjo gjë, ndërsa futbollistët e rinj cilësohen si potencial, si e ardhmja, por edhe si ndihmë për të tashmen?! Mediat gjermane merren pikërisht me këtë temë pasi Bajerni e Dortmundi lanë Musialën, Mukokon dhe Reinën jashtë listave për në Champions këtë sezon. “Sport Bildi” shkruan se ka disa rregulla të UEFA-s që kanë ndikuar pasi në listë duhen 2 portierë dhe 8 lojtarë të rritur në shtëpi, në moshën nga 15 deri në 21 vjeç. Kjo është lista A që i duhet dorëzuar UEFA-s (deri në 25 lojtarë), ndërsa ka një listë B ku përfshihen lojtarë të lindur pas 1 janarit 2000 siç është rasti i Musialës, Mukokos apo Reinës. Kjo listë B mund të ndryshohet në çdo ndeshje, dhe yjet e rinj mund ta kenë mundësinë të luajnë në sfida të ndryshme edhe në Champions.

Sfidanti.al