Ç’na dëgjojnë veshët, në Gjermani paska pasur tentativa për trukim ndeshjesh!

Këtë e thotë Energia e Kotbusit, një ekip ku dikur ka luajtur lojtari shqiptar Skerdi Curri. Ish-ekipi i Gjermanisë Lindore informon se disa nga lojtarët kanë pasur kohët e fundit disa oferta për të trukuar ndeshjen ndaj Brandenburgut në një nga kupat e sezonit. Shuma të mëdha parash u ofruan nëse do të pranohej. “Lojtarët njoftuan klubin, – shkruhet në komunikatën e Kotbusit, –  dhe ne njoftuan Shoqatën e Futbollit të Brandenburgut”. Kotbusi e distancon veten nga çdo tentativë trukimi dhe do të ndihmojë autoritetet në hetimin e tyre.

Sfidanti.al