Në fillim Suarez, tani Pjaniç dhe lojtarët e tjerë, Kuman s’i ka mirë punët!

Ajo që ndodhi në verën e vitit 2020 nuk do të harrohet lehtë, pasi njëra nga legjendat e klubit u largua sikur të mos kishte qenë kurrë askush. Luis Suarez shpërtheu kundër trajnerit të Barcelonës, Ronald Kuman, duke e akuzuar për trajtim pa respekt, diçka që e përforcoi edhe Lionel Mesi. Sot gjendja ka ndryshuar sepse Mesi është larguar, por Kumani është në “Kamp Nou” dhe bashkë me të, edhe pakënaqësia e lojtarëve. Boshnjaku Miralem Pjaniç, i larguar për në Turqi, deklaroi se Kumani u soll me të sikur të kishte qenë një 15-vjeçar, ndërsa e përditshmja “AS” shkruan se edhe lojtarë të tjerë akuzojnë trajnerin holandez. Kumani, sipas tyre, nuk ka afërsi me lojtarët, nuk krijon klimë të ngrohtë, nuk komunikon siç duhet me grupin dhe nuk ka respekt për të tjerët. “Kuman, i shënuar”, – shkruan “AS”.

Sfidanti.al