Ka qenë ish-trajneri i skuadrës, si dhe ka qenë një legjendë në fushën e lojës. Ronald Kuman është pjesë e sigurt e historisë së Barcelonës, ndërsa tekniku holandez bën një vërejtje për klubin që e largoi pa ceremoni. “Barça po bën një gabim me Frenki De Jongun, – thotë ai, – nëse dëshiron të ketë
Kuman sulmon Barçën për Mesin, mos ka të drejtë ish-trajneri?!
Shumë e vështirë të gjenden këto të vërteta që mbeten mes palëve në “Kamp Nou”, por tekniku holandez iu kthye një teme që u diskutua më herët. A deshi Lionel Mesi të largohej nga Barcelona apo ishte Barcelona që nuk deshi ta mbante? Mediat kanë shkruar se vetë klubi mendonte se ishte më mirë që
Barça pa Mesin po krahasohet me Realin pa Kristianon!
Ndoshta ndikimi nuk ka qenë i njëjtë, pasi argjentinasi duket se ka qenë një “Perëndi” në “Kamp Nou”, por gjithsesi pasojat u ndjenë atëherë, dhe po ndihen edhe tani. Barcelona pa Lionel Mesin po ngjan me Realin e Madridit pa Kristiano Ronaldon, dhe shkarkimi i Ronald Kumanit përngjan shumë me atë të Hulen Lopetegit në
Kuman u shkarkua si Zhukovi, ndërsa ishte në aeroplan!
Ka mbetur i famshëm largimi nga detyra i mareshalit të famshëm të Ushtrisë së Kuqe, nga ana e udhëheqësit sovjetik, Hrushov. Georgi Zhukov, legjenda e Luftës së Dytë Botërore, ishte në vizitë në Shqipëri, por ndërsa kishte marrë aeroplanin për t’u kthyer në Moskë, Hrushovi vendosi ta shkarkonte si ministër të mbrojtjes. Një fat të
Balliu me shokë mundin Barcelonën, “shkarkojnë” Kumanin
Në “Kamp Nou” vendosën të mos prisnin më dhe të vepronin për të shpëtuar situatën. Barcelona shkarkoi trajnerin Ronald Kuman pas humbjes 0-1 në fushën e “liliputëve” të Rajo Vajekanos, në formacionin e së cilëve ishte edhe mbrojtësi i kombëtares shqiptare, Ivan Balliu. Skuadra nga lagjet periferike të Madridit triumfoi me golin e shënuar nga
Pas Fatiut kthehet edhe Pedri, Kuman ka shpresë te kjo Barcelonë!
Në Angli përdoret shpesh shprehja që “fëmijët po luajnë ndaj burrave”, apo edhe “nuk fitohet kampionati me fëmijë”. Kjo iu tha Sër Aleks Fergusonit kur eksperimentoi me brezin e “bebeve” në mesin e viteve 90-të, por koha i dha të drejtë trajnerit të Mançester Junajtidit. Nuk dihet nëse do t’i japë të drejtë edhe teknikut
Kriza financiare apo Zhordi Krujfi shpëtuan Ronald Kumanin?!
Nga Katalonja thonë se djali i legjendës së ndjerë holandeze qenka meritori që trajneri i tanishëm nuk është flakur tej stolit të Barcelonës. Zhordi Krujf, pinjolli i Johan Krujfit, i paska kërkuar presidentit Zhoan Laporta që t’i jepte një tjetër shans Ronald Kumanit sepse ai mund ta ndreqte situatën. Dihej që më parë se Kumani
Telefonata e Kumanit me Suarezin paska qenë vetëm 40 sekonda!
Sulmuesi i Atletikos së Madridit u hodh edhe një herë në sulm ndaj trajnerit të Barcelonës, shkaktarit kryesor që ai u detyrua të ndërronte skuadër. Luis Suarez e akuzoi sërish Ronald Kumanin duke e cilësuar si “njeri pa personalitet” dhe duke informuar se biseda telefonike me të cilën ai u njoftua se nuk kishte më
Kumani mendon se e ka “armikun” në shtëpi: Gerard Pikenë!
Në Spanjë ka dalë një tjetër teori që duket e jashtëzakonshme. Tek Barcelona “lufta civile” jo vetëm që nuk po përfundon, por po bëhet më e ashpër. Mediat shkruajnë se trajneri Ronald Kuman nuk i beson qendërmbrojtësit Gerard Pike, njërit prej kapitenëve të ekipit, sepse mendon se katalanasi është njeri i afërt i presidentit Zhoan
Fjalët e Laportës janë “shkruar në akull”, Barça në kërkim të trajnerit
Emrat që janë rreshtuar si kandidatë të mundshëm për të qenë pasardhës të holandezit janë të shumtë. Sipas mediave katalanase, Ronald Kuman mund të ketë drejtuar ndeshjen e fundit të Barcelonës (në tribunë për shkak pezullimi) në humbjen 0-2 në “Uanda Metropolitano” ndaj Atletikos. E përditshmja “Sport” shkruan se presidenti Laporta edhe pse i ka