Shumë e vështirë të gjenden këto të vërteta që mbeten mes palëve në “Kamp Nou”, por tekniku holandez iu kthye një teme që u diskutua më herët. A deshi Lionel Mesi të largohej nga Barcelona apo ishte Barcelona që nuk deshi ta mbante? Mediat kanë shkruar se vetë klubi mendonte se ishte më mirë që ish-kapiteni të ikte, ndërsa është thënë se Gerard Pike ishte një nga ata që këshilloi për këtë gjë. “Ata (drejtuesit e klubit) lejuan Mesin që të largohej, dhe pastaj shumë shpejt më vonë morën Ferran Torresin për 55 milionë euro, – tha Kumani, – përse duhej të largohej Mesi?” Kuman theksoi se klubi nuk i dha atij të njëjtën mbështetje si Ksavit. Në kohën e tij u larguan Mesi, Grizman, Suarez, ndërsa Ksavi mori Torresin, Obamejangun apo Adama Traoren.
Sfidanti.al